🔴Mbledhja e djeshme e Byrosë parlamentare të Partisë Socialiste mori përmasa tragji-komike kur Edi Rama nxorri kartonin e verdhë për ish ministren e tij, deputeten Elisa Spiropali, e cila si duket ishte fajtore për zbulimin e skemës së dhunës që ka çdo njeri në kurriz, nëse nuk pranon diktatin kriminal të Organizatës.
Spiropali denoncoi me një shkrim të gjatë gjobat tatimore në bizneset e familjes së saj si presion për të mbyllur gojën. Këtë gjë e vuajnë edhe qyetarë përtej PS pasi është një makineri shtypëse e konsoliduar ndër vite.
Këtë “akuzë” Edi Rama nuk e duron sepse e di mirë që letra e Spiropalit është përkthyer në disa gjuhë evropiane nga diplomatë për shefat e tyre. Ai e di mirë dëmin që i bëhet atij dhe Ballukut në nivel vendimmarrje europiane.
Në mandatin e 4t Edi Rama po nxjerr fytyrën e vërtetë autoritare dhe nuk i bën syri tërr për të shtypur këdo që nuk i bindet skemës së tij.



