E goditi aksidentalisht motra teksa po luanin, ndërron jetë 4-vjeçari në Spitalin e Traumës

spot_img
Advertisements

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën, ku një fëmijë 4-vjeçar ka humbur jetën pas disa ditësh trajtim mjekësor në Spitalin e Traumës.

Fillimisht, i mituri ishte dërguar në spitalin e Pogradecit pasi u godit aksidentalisht në kokë me një gur nga motra e tij e vogël gjatë lojës në banesë. Për shkak të gjendjes së rënduar, ai u transferua menjëherë në Spitalin e Traumës në kryeqytet, ku mjekët u përpoqën ta mbanin në jetë. Megjithatë, pavarësisht kujdesit të specializuar, fëmija nuk arriti të mbijetojë.

Policia ka referuar materialet në prokurori që prej momentit të paraqitjes së fëmijës në spitalin e Pogradecit, në mënyrë që të kryhen veprimet e mëtejshme ligjore.

spot_img

Latest articles

Related articles