Arrestohet në Brazil Ervin Mata, narkotrafikant ndërkombëtar!

spot_img
Advertisements

Autoritetet braziliane kanë arrestuar Ervin Matën, i shpallur në kërkim ndërkombëtar që nga nëntori 2023. Ai kërkohet nga SPAK si i dyshuar për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika Latine në Evropë. Sipas hetimeve, grupi i tij ka trafikuar rreth 931 kilogramë drogë dhe ka investuar fitimet në ndërtim në Shqipëri. Paratë dyshohet se janë transferuar përmes sistemit informal “Hawala” për të shmangur autoritetet.

I shumëkërkuari Ervin Mata për një sërë ngjarjesh kriminale është arrestuar nga autoritetet e Brazilit ditën e shtunë në Ilha Bela, raportojnë mediat braziliane.

Operacioni u mbështet nga Policia Ushtarake e Sao Paulo-s. Paraburgimi i Ervin Matës ishte urdhëruar nga gjyqtari Alexandre de Moraes i Gjykatës së Lartë Federale (STF) si pjesë e një kërkese për ekstradim.

Sipas Policisë Federale, ai është shënjestra e një hetimi ndërkombëtar të kryer nga forcat policore të Belgjikës, Francës, Holandës, Gjermanisë, Kolumbisë dhe Brazilit.

Lidhur me arrestimin e Ervin Matës ka reaguar edhe Policia e Shtetit, ku theksohet se 39-vjeçari fshihej në Brazil, duke përdorur dokumente identifikimi angleze, të falsifikuara.

Mata është në kërkim ndërkombëtar që nga nëntori i vitit 2023. Gjykata e Lartë Federale kishte lëshuar një urdhër arresti për Ervin Matën, i cili kërkohet nga SPAK si përgjegjës për trafikimin sasive të konsiderueshme të kokainës nga Amerika Latine në Europa.

Me herët drejtësia shqiptare ka paraqitur një kërkesë në gjykatat braziliane për ekstradimin e biznesmenit. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Ervin Mata, së bashku me grupin e tij është përgjegjës për trafikimin e lëndëve narkotikë nga Amerika Latinë në Europë.

spot_img

Latest articles

Related articles