Pamjet e Ilir Metës në kafazin e qeltë të GJKKO dëftyen se burgu nuk është për burra, aq më pak për “burrat e shtetit”. Heqja e fytyrës, dobësimi dhe estetika e trupit është pasojë e kequshqyerjes, stresit dhe hija a burgut.
Ish presidenti Meta mund të jetonte më mirë në kushtet e burgut të Durrësit (si Veliaj), Fierit (Salianji) ose Peqinit, por ka zgjedhur 313 për disa arsye.
E para kërkon të jetë më afër politikës e gjykatës për të bërë aq sa mundet politikë me letra publike e private.
E dyta për siguri personale sepse 313 është i sigurisë së lartë.
E treta për ruajtje dinjiteti personal për shkak se fyerjet e provokimet janë më të pakta se në IEPV e tjera.
Gjykimi duhet të jetë transparent dhe i drejtë me kushte normale por kur njerëzit që drejtojnë burgjet janë Patronazhistë, ministrinë e drejton një Pastor në PS, nuk pritet mëshirë. Përkundrazi.
E vërteta është se Ilir Meta ka ushqyer sistemin e korruptimit të shtetit por nuk është Ai që ka Korruptuar Shtetin.



