Micotaqis i jep një kafe Ramës në Athinë, por jo takim zyrtar

spot_img
Advertisements

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka vizituar kryeqytetin grek, Athina, i cili është takuar edhe me homologun e tij Kiriakos Mitsotakis.

Vizita e Ramës në Greqi ka ardhur me ftesë të Forumit Ekonomik të Delphit, (21-23 prill) një platformë ndërkombëtare e nivelit të lartë, e cila çdo vit bën bashkë liderë politikë, përfaqësues të biznesit, akademikë dhe ekspertë nga e gjithë bota.

Në forum do të diskutohet për sfidat kryesore globale, për të nxitur dialogun ndërkombëtar, për të shkëmbyer ide dhe për të kontribuar në hartimin e politikave që promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe bashkëpunimin rajonal e global.

Gjatë punimeve të Forumit, do të nënshkruhet në një ceremoni të veçantë Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC) dhe Hellenic Corporation of Assets and Participations S.A.

spot_img

Latest articles

Related articles