Zbulohet dhunimi i gardianit nga 2 të Burgosur! Tentuan ta diqnin

spot_img
Advertisements

Detaje të reja janë mësuar nga incidenti i rëndë që ka ndodhur këtë të diel në burgun e Reçit, ku një punonjës i Policisë së Burgjeve është dhunuar nga dy të paraburgosur.

Bëhet me dije se bëhet fjalë për Françesko Doçi dhe Ardian Gjoka, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur punonjësin e policisë, i cili më pas është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai ka pësuar dëmtime në pjesën e ballit.

Sipas informacioneve, Doçi, i cili rezulton i arrestuar për vjedhje, dhe Gjoka, i arrestuar për armëmbajtje pa leje, kanë thyer derën e banjës, duke shkatërruar edhe sende të tjera të qelisë.

Ndërkohë, sipas mediave, njëri prej të paraburgosurve ka tentuar t’i vendosë zjarr bombolës së gazit, por tentativa është parandaluar pas ndërhyrjes së grupit të gatshëm.

Pas incidentit, Françesko Doçi dhe Ardian Gjoka janë dërguar në burgun “313”, ku pritet të transferohen më pas në një institucion të sigurisë së lartë.

Sipas Drejtorisë së Burgjeve, ata do të qëndrojnë për tre muaj në izolim, ndërsa do të përballen edhe me tre vepra të tjera penale.

spot_img

Latest articles

Related articles