Në Samitin e IV të Diasporës, kryeministri Edi Rama u foli shqiptarëve që kanë ikur nga atdheu për një projekt më të madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit duke u kërkuar që të bëhen pjesë. Integrimi evropian, tha Rama, është një proces që kërkon angazhimin e të gjithë shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit.
“Një ftesë për të gjithë për t’u bërë pjesë e një projekti kombëtar, më i madh se amaneti i të gjithë atyre që nga Gjergj Kastrioti dhe Ismail Qemalit dhe të gjithë heronjtë e martirët nga të gjitha anët ku jetojnë shqiptarë e projektojnë të ardhmen, një amanet që e kërkon Shqipërinë në tryezën e përbashkët të asaj familjeje ku më në fund po bëhemi gati të jemi pjesë e pandarë” tha Rama



