Ish deputeti i PD, Edmond Spaho është rikthyer në sulm kundër lidershipit demokrat. Spaho nisur nga rënia e Viktor Orbanit në Hungari ka disa fjalë për Sali Berishën.
“Nuk po arrij të kuptoj, ndoshta më ndihmon ndokush:
Trump dërgoi Zv. Presidentin Vance në mbështetje të Orban. Foli edhe vetë në mitingun përmbyllës të Orban nga telefoni.
Orban humbi zgjedhjet. I bie që humbën edhe Trump e MAGA në Hungari.
Aleks Sorosi e përshëndeti nxehtësisht humbjen e Orban dhe fitoren e Magyar. Normal, ai është armik me Orban dhe Trump.
Doktori dhe Muli përshëndetën fitoren e Magyar dhe thanë tani është rradha e Ramës të ikë si Orban.
Ne në PD me kë jemi, me Trump apo me Soros?
Nuk po arrij ta kuptoj, të gëzohem apo të hidhërohem nga zgjedhjet në Hungari?
Apo kemi të bëjmë me atë këngën:
Mora pushkën dola malit
E luftova për atdhe
Por s’e dija uneë i ziu
Se armiku qe me ne.
Ju lutem më ndihmoni” tha ai



