“Çmimet që nga hera e parë që kemi ardhur këtu janë rritur shumë. Por si ka mundësi që nuk ndryshon kryeministri?”

spot_img
Advertisements

nga Eraldo Harlicaj

Rrugës për Himarë, me pit stop, morëm çiftin çek Alena e Milan. Unë nuk para e bëj, ndërsa vëllai ka një dëshirë të çuditshme të bisedojë me të huajt.

Këtë herë goditi në shenjë. Alena ishte arkitekte, Milani punonte në një firmë veshjesh, Tilak. “Është hera e gjashtë që vijmë në Shqipëri. E dashurojmë vendin tuaj, por e shoh që po rritet me ritme të shpejta. Po ndryshon shumë.

“Për mirë, apo keq? Nuk di të them. Shoh ndërtime pafund. Disa ndërtesa janë të bukura, disa janë skandal. Një garë e fortë për shkatërrimin e natyrës”, thotë Alena.

Më pyet nëse është e shtrenjtë jetesa në Tiranë. I thashë se nuk ka asnjë diferencë me kryeqytetet e tjera të Europës, supermarketet dhe qiratë janë ndoshta më shtrenjtë se në shumicën e vendeve të BE-ës, ndërsa rrogat janë më të ulëta.

“E kam vënë re. Çmimet që nga hera e parë që kemi ardhur këtu janë rritur shumë. Por si ka mundësi që nuk ndryshon kryeministri?”

“Sepse nuk ndryshon as kryetari i opozitës – u thashë – Nuk e lëshojnë karrigen. Kanë bunkerizuar gjithçka”.

Folëm pak dhe për Pragën dhe vazhduan udhëtimin. “Plani ynë është që nuk kemi plan”.

Për çudi, kishin vizituar Dibrën, Korçën, Divjakën dhe jugun e Shqipërisë, por nuk kishin qenë në Theth e Valbonë, si bashkëkombësit e tyre. Ua sugjerova në udhëtimin e shtatë, me detyrim që të ndaleshin dhe në Shkodër!

spot_img

Latest articles

Related articles