Deputeti socialist Erion Braçe vijon denoncimet e tij lidhur me problematikat e infrastrukturës në Tiranës.
Në një video-mesazh, Braçe ka ndarë pamje nga rruga kryesore e Selitës e cila është e shkatërruar dhe me gropa. Ai ngre shqetësimin se pavarësisht thirrjeve të shpeshta nuk është marrë asnjë masë për mbarëvajtjen e rrugës.
“Pirro se dëgjova dje në një mbledhje që të merrnin në telefon. Pirro, nuk po të marr më në telefon. U bënë muaj të tërë që është kjo gjendja, kaq di unë”, u shpreh Braçe.



