Holta Zaçaj zgjidhet zëvendës guvernatore e Bankës së Shqipërisë

spot_img
Advertisements

Holta Zaçaj është zgjedhur zëvendës guvernatore e Bankës së Shqipërisë, pak javë pasi u zgjodh në Bankën Qendrore me mbështetjen e deputetëve socialistë, në përfundim të mandatit të saj në Gjykatën Kushtetuese.

Vendimi është marrë këtë të mërkurë, në mbledhjen e datës 1 prill 2026, nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.

“Në mbështetje të nenit 44 të ligjit 8269/1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozimin e Guvernatorit, Këshilli Mbikëqyrës zgjodhi dhe emëroi zj. Holta Zaçaj në funksionin e Zëvendësguvernatorit të Parë të Bankës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e BSH.

spot_img

Latest articles

Related articles