Prokuroria e Durrësit ka nisur procedimin penal nr. 595/2026 për veprat penale “Mashtrim”, “Fshehje të ardhurash”, “Evazion fiskal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale” ndaj Luljeta Berishës, motrës së ish-kreut të Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha.
Mësohet se hetimi ka nisur pas një konflikti që lidhet me përdorimin e një tregu brenda qytetit, ku një prej pronarëve ka bërë kallëzim duke pretenduar se prona po i merret padrejtësisht.
Paralelisht, edhe pala tjetër ka paraqitur një denoncim në SPAK.
Çështja lidhet me një konflikt pronësie dhe administrimi të tregut, për të cilin prokuroria ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat dhe për të vlerësuar pretendimet e palëve të përfshira.
Lulzim Berisha është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, ai njihet si ish-kreu i Bandës së Durrësit.



