Gjatë meshës së të Dielës së Palmave në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Papa Luani XIV u drejtua para mijëra besimtarëve me një mesazh për paqen dhe kundër dhunës.
Ai u shpreh se Zoti është “Mbret i Paqes” dhe nuk mund të përdoret si arsye për luftëra.
Në fjalën e tij, Papa foli për Jezusin si një figurë që refuzon dhunën dhe qëndron pranë njerëzve të shtypur.Mesazhi erdhi në një kohë kur konfliktet në botë vazhdojnë, përfshirë përplasjet në Lindjen e Mesme dhe luftën në Ukrainë.
Ai kritikoi edhe përdorimin e fesë nga udhëheqësit për të justifikuar konfliktet, duke nënvizuar se lutjet e lidhura me dhunën nuk kanë vend.
Gjatë ceremonisë, besimtarët morën pjesë në procesionin tradicional me degë ulliri dhe palma, duke kujtuar hyrjen e Jezusit në Jerusalem.
Papa po rikthen disa nga traditat kryesore të Javës së Shenjtë, përfshirë ceremoninë e larjes së këmbëve, procesionin e së Premtes së Mirë dhe Meshën e Pashkës në Vatikan. Ky angazhim vjen si një përpjekje për të ruajtur ritualet dhe për të përcjellë mesazhe për paqen, shërbimin dhe kujdesin ndaj njerëzve në nevojë.



