7 marsi | Rrëfimi prekës i mësueses: Bëj 3 orë rrugë për të shkuar në punë

spot_img
Advertisements

Heronjtë nuk kanë gjithmonë shpata dhe as nuk veshin pelerinë. Ata janë njerëzit që sakrifikojnë jetën e tyre për të tjerët. Albana Boja është mësuesja 39-vjeçare, e cila i mbijetoi aksidentit të rëndë në Gramsh disa ditë më parë, teksa kthehej nga puna. Ende pa e marrë veten nga trauma e rëndë, 39-vjeçarja një gjë e ka të qartë.

“Kjo është një nga ditët më të tmerrshme dhe më të vështira të jetës sime, por kjo nuk do të thotë që unë do ta ndal misionin dhe profesionin tim. Do të vazhdoj të jap dije tek nxënësit. Do t’i përkushtohem edhe më shumë dhe do të jem më e fortë se kurrë”, u shpreh Albana Boja.

Por pse një vajzë e re, që në fillim të karrierës së saj, zgjodhi të punojë në fshatrat më të largëta të Gramshit, ku çdo ditë duhet të udhëtojë më shumë se 3 orë?

“Përveç pasionit dhe dëshirës së madhe që kam për të vazhduar këtë mision dhe për të përcjellë dijen, kam parë se edhe atje ka shumë fëmijë që kanë nevojë për arsim në ato zona shumë të largëta. Kur më shohin, duket sikur shohin një rreze dielli. Kjo sepse fshatrat janë shumë të largëta dhe të thella, dhe ata janë të lumtur që ne nuk dorëzohemi përballë sakrificave që bëjmë”, u shpreh ajo.

Nxënës, prindër e kolegë ende kujtojnë tmerrin e 26 janarit, kur makina fluturoi rreth 100 metra në humnerë dhe emri i mësueses u rreshtua mes viktimave. Këtë 7 Mars, ata erdhën nga Poroçani i largët për të surprizuar Albanën në shtëpinë e saj, që mësueses së tyre të mos i mungojnë lulet dhe përqafimet e mirënjohjes

spot_img

Latest articles

Related articles