Futja e karburanteve kontrabandë ka qenë një ndër problematikat kryesore të doganave në Shqipëri. Jo më kot, vendi ynë harxhon zyrtarisht më pak karburant dhe Kosova dhe Maqedonia edhe pse ka një numër makinash më të madh që qarkullojnë se këto dy shtete.
Dje Drejtori i Përgjithshëm i Dogana e Shqipërisë, Besmir Beja, zhvilloi një takim me strukturat e Drejtoria e Antikontrabandës, duke përcjellë një mesazh të qartë për forcimin e luftës kundër paligjshmërisë.
Në fokus të takimit ishte rritja e efikasitetit në parandalimin dhe zbulimin e shkeljeve doganore, si dhe shtimi i pranisë në të gjithë territorin e vendit. Beja kërkoi më shumë vigjilencë dhe ndërgjegjësim të shtuar për rolin kyç që kjo drejtori ka në garantimin e një tregtie të ndershme dhe të sigurt.
Por Beja duhet të bëjë pyetjet e duhura sektorit të Kontrabandës, si ka mundësi që në vend hyn mbi 1 milion ton karburant kontrabandë dhe asgjë nuk kapet por inspektorët mbyllin sytë e veshët. Ky është testi i parë për drejtorin e ri; bërja e pyetjeve të duhura, se përgjigjet vijnë shumë shpejt.



