Rama: Jam shumë i trishtuar për Kaçanajn, ajo na çoi lart

spot_img
Advertisements

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot Drejtorin e ri të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Igli Tafa, duke bërë edhe një koment në lidhje me ish-drejtuesein e agjencisë, Mirlinda Karçanaj.

Rama u shpreh se beson se Karçanaj “do të dalë e pastër”, por theksoi se çështja i takon drejtësisë dhe nuk është kompetencë e tij të hyjë në meritat e hetimeve. Ai shtoi se nuk ka pasur dijeni për aktivitetin e kompanive në hetim lidhur me dosjen e AKSHI-t.

“Në radhë të parë desha të vij vetë për të bërë një falënderim për Linda Karçanajn, e cila ka punuar pranë meje për 2 dekada, që kur kemi qenë në bashkinë e Tiranës. E njoh si një njeri të përkushtuar ndaj funksionit dhe shërbimit publik në këtë vend. Ju e njihni dhe besoj se ndani mendimin se Linda ka qenë e para që vinte në punë dhe fundit që largohej. Jam pikëlluar për gjithçka që ajo po kalon, për agresionin barbar të portaleve dhe të rrjeteve të dhunës verbale, që e asociojnë me gjëra të cilat nuk kanë lidhje me Lindën. Nuk hyj në meritën e çështjes në fjalë, nuk kam dijeni për detaje që lidhen me aktivitetin e këtyre kompanive të përfshira në një hetim, por kam dijeni për faktin që Linda është një nënë e vetme me dy fëmijë. Ka një karrierë nga më të shkëlqyerat. Me të gjithë partnerët e nivelit të lartë të AKSHI-t, Microsoft, etj., kam dëgjuar fjalët më entuziaste dhe mbresat e jashtëzakonshme për ju dhe Linda Karçanaj. Ajo ndodhet në një kalvar nga ku unë besoj se do të dalë e pastër, por i takon drejtësisë ta thotë këtë gjë. Kjo nuk do të thotë që ti hidhen poshtë vlerat që ka krijuar dhe t’i hidhet poshtë revolucioni,” tha Rama.

spot_img

Latest articles

Related articles