Denoncoi publikisht botuesen e tij të librave, Ben Blushi: Pasi u ankova, më pagoi 10 fish!

spot_img
Advertisements

Shkrimtari i njohur shqiptar Ben Blushi, përmes një postimi në gjatë në faqen e tij në Facebook, ka denoncuar gjendjen me të cilën ndodhet tregu i botimit të librave në vendin tonë.

Blushi ka denoncuar publikisht ish-botuesen e tij, teksa bën me dije se pasi është ankuar, ajo ka përmbysur shifrat dhe e ka paguar 10 fish.

“Disa ditë më parë u detyrova të akuzoj publikisht një ish botuesen time për vjedhje. Presioni natyrisht bëri efekt dhe pas dy ditësh ajo i përmbysi shifrat që më kishte raportuar dhe i korrektoi jo me një, as me dy, por me dhjetë herë”, theksoni ai në postimin e tij.

Një ndër shqetësimet e shkrimtarit, ishte edhe informaliteti që haset në këtë treg dhe abuzimet që botuesit bëjnë.

Po ashtu në postimin e tij, ai nënvizon se çështja e librit në Shqipëri nuk është një problem tregtar, por një problem kombëtar.

Kujtomë që më herët Ben Blushi ka denoncuar publikisht drejtuesen e shtëpisë botuese “PEGI”, Loreta Berhami, se e ka vjedhur “në një mënyrë spektakolare dhe shumë të trashë.” Sipas tij, gjithçka ka ndodhur kur ka parë raportin vjetor të shitjes së librave të tij

spot_img

Latest articles

Related articles