9 eurodeputetë vizitojnë Tiranën, McAllister: Shqipëria dhe Mali i Zi me rezultatet më të përparuara

spot_img
Advertisements

“Mali i Zi dhe Shqipëria vlerësohen nga zyrtarët e Bashkimit Europian, si dy vendet kandidate më të përparuara në procesin e integrimit”, kështu deklaroi David Mc Allister, kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian i cili njoftoi edhe një vizitë të 9 eurodeputetëve në Podgoricë, fillimisht, dhe më pas në Tiranë në datat 16 deri më 18 shkurt.

Delegacioni ka si qëllim gjendjen e negociatave të anëtarësimit dhe prioritetet e reformave të pazgjidhura në secilin vend, shkruan ndër të tjera zyrtari i Brukselit.

“Mali i Zi dhe Shqipëria janë dy vendet kandidate në fazën më të avancuar. Mali i Zi 7 ka mbyllur 13 kapitujt e negociatave, ndërsa të gjithë grupkapitujt e Shqipërisë janë hapur tashmë”

Në agjendën e delegacionit të 9 eurodeputetëve është shqyrtimi i vazhdimit të negociatave dhe angazhimi i Parlamentit Europian me qeveritë dhe parlamentet në Mal të Zi dhe Shqipëri se si dy vendet duhet t’i përmbushin më së miri objektivat e tyre ambicioze dhe të adresojnë reformat e pazgjidhura, veçanërisht në grup-kapitujt themelorë.

Eurodeputetët do të takohen gjithashtu me ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile.

spot_img

Latest articles

Related articles