Zaimi: Pa bërë rotacion demokratik brenda opozitës, nuk ka rotacion pushteti

spot_img
Advertisements

Drejtori i Informacionit në MCN TV, Skerdilajd Zaimi kërkesën e opozitës për një qeveri teknike, e sheh si diçka që nuk i siguron asgjë të mirë vendit.

Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se opozita shfrytëzon momentin e procedimeve penale nga SPAK në nivele të larta të ekzekutivit, për të bërë një kërkesë të tillë.

Zaimi ndan bindjen se pa bërë rotacion demokratik brenda opozitës, nuk mund të bëhet rrotacion politik i pushtetit.

Opozita kërkon çdo ditë qeveri teknike, mund të ketë informacione që ne nuk e dimë akoma. Mendoj se opozita shfrytëzon momentin e procedimeve penale nga SPAK në nivele të larta të ekzekutivit. Edhe sot në podkast, zoti Rama nuk harroi të përmendte 83 mandatet që fitoi në muajin maj, në fund ai ka një instrument që është efektiv 83 mandate.

Kështu që unë nuk shoh se si opozita mund t’i imponojë qeverinë teknike zotit Rama dhe të dorëzojë në tavolinë. Për efekt të imazhit publik mund të bëjë oferta, por për efekt të imazhit publik ai do e marketojë si një ofertë që e bën ai. Mendoj se është diçka që meriton vëmendje. Kërkon qeveri teknike ose tranzitore drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Ne nuk kemi garanci që opozita do i fitojë zgjedhjet. I kishte zoti Basha 6 ministri, dhe nuk i fitoi zgjedhjet, s’mund të dalë dhe të thotë na vodhën zgjedhjet. Është një status quo e bllokuar që nuk siguron asgjë të mirë për vendit.

Partia Demokratike parimisht është alternativa kryesore përballë zotit Rama, efektivisht me sa e shoh unë jo. Zoti Berisha nuk mund të jetë zgjidhje për Shqipërinë në stadin ku ndodhet ai vetë. Zoti Berisha mendoj se është në momentin më të qartë politik të jetës dhe karrierës së vetë, e di shumë mirë çfarë përfaqëson, kush është dhe çfarë mund të arrij.

Në ekuacionin politik të zotit Berisha nuk ka më asnjë të panjohur. Pa bërë rotacion demokratik brenda opozitës, si mund të bësh rotacion politik të pushtetit. Partia Demokratike nuk ka lidershipin që të motivojë atë pjesë të shoqërisë që ta ftojë të votojë dhe të mbushë motivin e rotacionit.

Latest articles

Related articles