Elton Qyno
Një rast i rëndë ka ndodhur në zonën e Plazhit në Durrës, ku 3 fëmijë të mitur janë gjetur nga banorë të zonës, të cilët ishin braktisur nga nëna e tyre, e divorcuar.
Shiç shihet në këtë pamje, fëmijët shihen të braktisur në apartamentin e tyre në zonën e Durrësit, ndërsa shtëpia e tyre është e rrëmujshme. Sipas banorëve të zonës ata kishin disa ditë që nuk kishin ngrënë ushqim dhe qëndronin në të ftohtë të mbuluar me batanije.
Gjëndja e fëmijëve është zbuluar nga banorët e pallatit, të cilët vetë u izoluan për tre ditë me rradhë, pasi pallati ku ata jetonin u rrethua nga uji për shkak të përmbytjes së madhe.
Ata kanë dëgjuar të qarat e fëmijëve ndaj kanë ndërhyrë në apartamentin, ku ishin lënë nga nëna e tyre. Banorët janë shtangur me atë që kanë parë brenda mureve të apartamentit.

Pamjet tregojnë gjëndjen e rënduar të fëmijëve. Ndërsa banorët e pallatit kanë njoftuar në sallën operative të rajonit Policor në Plepa të Durrësit, me qëllim ndërhyrjen për të zgjidhur situatën.
Një nga banorët njoftoi dhe kryepolicin Ilir Proda, duke e vënë në dijeni të situatës së rëndë. Pas kësaj policia e Durrësit ka ndërhyrë menjëherë, duke shoqëruar 3 fëmijët në ambjentet e Spitalit të Durrësit për ekzaminim mjekësor, pasi u konstatua se kishin probleme me shëndetin.
Ndërkohë rasti në fjalë për ndiqet dhe nga disa organizata jo fitimprurëse.
Ndërsa në polici është shoqëruar nëna e tyre për të dhënë shpjegime lidhur me braktisjen për disa ditë me rradë të fëmijëve të mitur.


