Një krim në familje është shmangur në momentin e fundit në Itali, teksa pas një sherri të vazhdueshëm në çift, një 43-vjeçar shqiptar tentoi të vrasë gruan e tij duke i vënë flakën.Ngjarja ka ndodhur në civesë mbrëmjen vona të 1 janarit dhe është publikuar sot nga mediat italiane.
Sipas rindërtimit të karabinierëve, shqiptari, në një shpërthim tërbimi të dhunshëm gjatë një grindjeje të parëndësishme, fillimisht kërcënoi të vriste gruan e tij dhe më pas i lyeu rrobat dhe dyshemenë e kuzhinës me lëng të ndezshëm.Qëllimi i tij, sipas hetimit, ishte t’i vinte flakën gruas.Megjithatë, përpjekja për të kryer sulmin e tij u ndalua falë ndërhyrjes së guximshme të djalit të mitur të çiftit, i cili, duke përfituar nga një moment shpërqendrimi, arriti ta fshihte çakmakun nga babai i tij dhe të fitonte kohë deri në mbërritjen e karabinierëve. Ndërhyrja parandaloi më të keqen.


