E sapo inauguruar 260 milionë €, shembet njëra korsi në aksin Qukës-Qafë Plloçë

spot_img
Advertisements

Situata e motit të keq ka shkaktuar probleme serioze nëpjesën më të madhe të vendit, ku të cilët problemet kanë vijuar në aksin Qukës-Qafë Plloçë.

Pas aksidentit të ndodhur disa orë më parë, ku një mjet u godit nga një masiv dherash në momentin e daljes nga tuneli, aktualisht po evidentohen rrëshqitje të tjera dherash, të cilat kanë bllokuar njërën prej korsive të qarkullimit.

Vetëm pak metra larg këtij vendi, rreth një muaj më parë, u shemb një masiv shkëmbor, duke detyruar autoritetet të hapin një bypass provizor.

Aktualisht, qarkullimi i mjeteve vijon vetëm në një korsi, ndërsa rrëshqitjet e dherave vazhdojnë përgjatë gjithë aksit rrugor, duke paraqitur rrezik për përdoruesit e rrugës.

Latest articles

Related articles