Ministri i Kulturës Blendi Gonxhe ka vetakuzuar qeverinë Rama në ditën e saj më të keqe në 2026, me një video promovuese të inxhinierëve turk që kanë ndërtuar kanale kulluese për xhaminë e Plumbit në Shkodër, madje kanë vendosur edhe pompa.
Pavarësisht reshjeve intensive të shiut gjatë orëve të fundit, në Xhaminë e Plumbit, një objekt me vlera të rralla historike dhe kulturore, nuk janë evidentuar problematika. Pompat vijojnë të operojnë në kapacitet të plotë dhe sistemi i mbrojtjes funksionon normalisht, duke garantuar monumentin nga përmbytjet. Ndërhyrjet restauruese dhe konservuese, të realizuara me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Vakefeve e Turqisë, kanë mundësuar ruajtjen e plotë të vlerave të këtij objekti, ndërkohë që situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga specialistët tanë të DRTK Shkodër.


