Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër zhvilloi Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore për vitin 2026 me pjesëmarrjen e 27 delegatëve.
Lazer Matija u rizgjodh unanimisht në postin e kryetarit të shoqatës për një mandat të ri katërvjeçar. Përveç zgjedhjeve të brendshme, anëtarët e shoqatës shqyrtuan edhe propozimet për drejtimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Me votim unanim, asambleja vendosi të propozojë zyrtarisht Armand Dukën si kandidat për postin e Presidentit të FSHF-së. Ky propozim pason angazhimin e shoqatës për të mbështetur vijueshmërinë e projekteve aktuale në nivel kombëtar.
Një tjetër vendim i rëndësishëm i asamblesë ishte propozimi për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së. Për këtë pozicion, delegatët votuan në favor të gazetarit dhe drejtuesit të emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu.


