Partia Mundësia duket se nuk do të bashkëpunojë me partitë e tjera opozitare, pasi deputeti Erald Kapri, ka deklaruar nuk mund të ulen në një tryezë me forcat opozitare, ku krerët e tyre janë të akuzuar për korrupsion.
Po ashtu Kapri ka deklaruar, se Partia e Mundësis e sheh korrupsionin si problemin kryesor në Shqipëri sot.
“Nuk mund të ulemi në një tryezë ku krerët e saj janë të akuzuar për korrupsion. Ne e shohim korrupsionin si problemin kryesor në Shqipëri sot dhe pa besueshmëri në këtë aspekt, nuk mund të na kenë nga pas qytetarët,” tha Kapri.
Ndërsa po ashtu, deputeti tha se i kanë çuar ftesë edhe Lëvizjes Bashkë të Arlind Qorit për bashkëpunim.
“Ne kemi bërë tryeza me intelektualë të vendit, me gazetarë. Në tryezën që ne bëmë i çuam një ftesë Lëvizjes Bashkë të Arlind Qorit që nuk e vlerësuan, ndoshta në një moment tjetër”, deklaroi ai


