Duke nisur nga 1 janari 2026, drejtuesit e mjeteve do të përballen me një ndryshim të rëndësishëm në sigurimin e detyrueshëm motorik për përgjegjësitë ndaj palëve të treta, përmes sistemit bonus-malus. Ky sistem parashikon që ata që shkaktojnë dëme të paguajnë prime më të larta, ndërsa drejtuesit pa histori aksidentesh të përfitojnë ulje modeste të primëve.
Sipas ekspertëve të tregut, ndryshimet më të ndjeshme do të ndodhin tek drejtuesit me dëme të regjistruara (malus), ndërsa zbritjet për drejtuesit pa dëme (bonus) do të jenë më të kufizuara.


