Në studion e OraNews në emisionin “Ora e Betit” ka qenë Këshilltari Bashkiak, Ilir Alimehmeti i cili është shprehur i zhgënjyer nga afera e AKSHI.
Alimehmeti është shprehur se si ka mundësi ky rast madhor manipulimi të tenderëve nga Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit ka shkuar pa u konstatuar më parë nga qeveria.
“Unë nuk habitem fare, sepse ne jetojmë në këtë Shqipëri, ku shteti nuk është shtet.
Tani, pyetja është shumë e thjeshtë. AKSHI nën varësinë e kujt është? Është direkt në varëesinë e Kryeministrisë.
Edhe si lokacion është prapa godinës.
Edhe këtu hëngrën dardha e kumbulla e mollë?”- tha ai.


