Sot në Tiranë u zhvillua aktiviteti i fundivitit i Shoqatës së Pavarur të Industrialistëve dhe Biznesmenëve turq dhe shqiptarë (MÜSİAD), I drejtuar suksesshëm nga nga sipërmarrësi Muhammet Isler. I pranishëm në aktivitetin ishte edhe presidenti i Republikës z.Bajra. Begaj, I cili falënderoi z. Isler për ftesën dhe kontributin.
Në fjalën e tij përshëndetëse, kreu i Bordit të Musiad Albania, z. Muhammet Isler deklaroi se sipas të dhënave zyrtare të institucioneve shqiptare,gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025,Turqia është renditur në vendin e parsa i përket investimeve të huaja direkte në Shqipëri.
z. Ilser vuri në dukje se, Musiad është optimiste për bërjen biznes në Shqipëri. “Ne e shohim vitin 2026
si një vit ku investimet do të rriten edhe më shumë”, tha ai.
Fjala e plotë:
MÜSİAD ALBANIA –
I NDERUAR ZOTI PRESIDENT,
TË NDERUAR DEPUTETË,
TË NDERUAR PËRFAQËSUES TË INSTITUCIONEVE SHTETËRORE
TË NDERUAR PËRFAQËSUES TË BOTËS SË BIZNESIT,
TË NDERUAR TË FTUAR,
NË KËTË MBRËMJE TË VEÇANTË,
KU BASHKOHEN VËLLAZËRIA,
PUNA DHE SHPRESA PËR TË ARDHMEN TONË TË PËRBASHKËT,
JU FALËNDEROJ PËR PRANINË TUAJ DHE JU PËRSHËNDES ME RESPEKT DHE PËRZEMËRSI NË EMËR TË BORDIT DREJTUES TË MÜSİAD ALBANIA.
I NDERUAR ZOTI PRESIDENT,
DUKE QENË SE MES NESH KA EDHE TË FTUAR NGA TURQIA,
ME LEJEN TUAJ DO TË DOJA TA VAZHDOJ FJALIMIN TIM NË GJUHËN TURKE..
Lidhja ndërmjet Turqisë dhe Shqipërisë
shkon përtej teksteve zyrtare;
ajo është fryt i kujtimeve të përbashkëta
dhe i një afërsie që buron nga zemra.
Ne e dimë se:
kur kujtimet ruhen, edhe miqësia ruhet.
Kur kujtimet mbahen gjallë,
edhe e ardhmja ndërtohet mbi themele të forta.
Po ashtu e dimë se:
ajo që i mban marrëdhëniet në këmbë
është gjithmonë aftësia për të qenë të hapur, të ndershëm dhe të drejtë.
Burrëria dhe sinqeriteti
mbrojnë jo vetëm miqësinë,
por edhe të nesërmen.
Ne, të udhëhequr nga kjo bindje,
në rrugën që kemi ndërmarrë,
përmes punës sonë gjatë gjithë vitit 2025,
kemi parë edhe një herë qartë se:
në çdo hap, miqësia e Turqisë është në Shqipëri
dhe miqësia e Shqipërisë është në Turqi.
Viti 2025 ka qenë për MÜSİAD Albania
një periudhë ku rritja, institucionalizimi
dhe dukshmëria ndërkombëtare
janë forcuar në mënyrë të ndjeshme.
Në pritjen e Vitit të Ri që organizuam në fillim të vitit,
ju dhamë një premtim të qartë:
ta shndërrojmë MÜSİAD Albania
në një strukturë më efektive, më të dukshme dhe më të fortë.
Sot, me kënaqësi të madhe,
dua të theksoj se:
Ne jo vetëm që i kemi përmbushur ato premtime,
por kemi shkuar edhe përtej tyre.
Gjatë këtij viti:
Realizuam me sukses te plote me një vizion të fuqishëm dhe pjesëmarrje të lartë
Forumin e Biznesit Shqipëri–Turqi,
të nisur nën udhëheqjen e Kryeministrit te vendit z. Edi Rama,
Patem nderin të organizojmë një forum
me përmasa, përmbajtje dhe ndikim të paprecedentë,
me karakter historik për botën e biznesit të të dy vendeve
me praninë e Zëvendëspresidentit të Republikës së Turqisë,
z. Cevdet Yılmaz,
Në kuadër të këtij procesi:
i kemi dhënë një shtysë të re marrëdhënieve tregtare Turqi–Shqipëri,
kemi rritur volumin e investimeve të anëtarëve tanë,
kemi intensifikuar takimet sektoriale dhe kontaktet diplomatike,
kemi forcuar më tej praninë e investitorëve turq në Shqipëri.
Të gjitha këto përpjekje
e kanë pozicionuar MÜSİAD Albania në rajon
si një platformë biznesi të besueshme, aktive dhe të orientuar drejt zgjidhjeve.
Si rezultat i punës sonë,
sipas të dhënave zyrtare të institucioneve shqiptare,
gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025,
Turqia është renditur në vendin e parë
pwrsa i përket investimeve të huaja direkte në Shqipëri.
Nga ana tjetër,
numri i kompanive turke që operojnë sot në Shqipëri
i afrohet 1.000,
duke siguruar punësim për mbi 15.000 persona.
Këto shifra janë dëshmi konkrete
e besimit dhe bashkëpunimit ekonomik
mes dy vendeve tona.
Viti që vjen do të jetë një periudhë
ku do ta zgjerojmë edhe më tej vizionin tonë.
Objektivat tona për vitin 2026 janë:
rritja e mëtejshme e vëllimit tregtar Turqi–Shqipëri,
kontributi në forcimin e klimës së investimeve në Shqipëri,
ndërtimi i një strukture MÜSİAD me ndikim në rritje në Ballkan, nisja e programeve për sipërmarrësit e rinj dhe themelimi i Genç MÜSİAD,
përfundimi i strukturimit të MÜSİAD Women për të reflektuar fuqinë e sipërmarrëseve gra, dhënia e kontributit në vizionin e partneritetit strategjik ekonomik mes Turqisë dhe Shqipërisë.
Ne e shohim vitin 2026 si një vit ku investimet do të rriten edhe më shumë.
Në përfundim të fjalës sime,
dëshiroj të falënderoj nga zemra
anëtarët e nderuar të Bordit Drejtues
dhe të gjithë anëtarët tanë të çmuar
që kanë qenë pranë meje në këtë rrugëtim suksesi.
Shpreh mirënjohjen time të thellë
për Presidentin e Republikës së Shqipërisë,
z. Bajram Begaj,
si dhe për të gjithë përfaqësuesit e lartë shtetërorë
të Turqisë dhe Shqipërisë,
të cilët gjithmonë na kanë mbështetur
me dashamirësinë dhe përkujdesjen e shtetit.
Uroj që viti 2026
të sjellë më shumë miqësi për marrëdhëniet mes dy vendeve tona,
më shumë begati për botën e biznesit
dhe më shumë paqe për popujt tanë.
Ju përshëndes me respekt.
Ju faleminderit



