Anëtari i Këshillit Bashkiak të Vlorës Gjergji Nika përmes një komunikimi publik ka analizuar projekt buxhetin buxheti i Bashkisë për vitin 2026, i cili pritet të miratohet pa asnjë debat real nga këshilltarët socialistë në mbledhjen e radhës.
Të nderuar qytetarë të Vlorës,
Sot na u paraqit buxheti i Bashkisë për vitin 2026, i cili pritet të miratohet pa asnjë debat real nga këshilltarët socialistë në mbledhjen e radhës.
Kam kundërshtuar fuqimisht vendimin për ndarjen dhe më pas bashkimin absurd të ndërmarrjes së pastrimit me gjelbërimin, si dhe rritjen e pajustifikuar të numrit të punonjësve në 336 persona. Ky buxhet nuk është planifikim, por abuzim i hapur me paratë e qytetarëve.
👉 8.5 MILIONË EURO do të shpenzohen në vitin 2026 vetëm për pastrim dhe krasitje pemësh:
• 4.1 milionë euro për paga
• 2.9 milionë euro shpenzime operative
• 1.5 milionë euro “investime”
Ajo që ështe me e cuditshmja që shpenzimet operative në buxhet kanë vlerën 162.050.000 Lek dhe po të mbledhësh vlerat e tabelës dalin 269.350.000 Lek…….lapsus 1 milion Euro më pak.
Këto shifra janë të tejfryra, pa asnjë sens logjik dhe pa plan biznesi operacional apo financiar. Asnjë analizë, asnjë studim, vetëm vendime politike për të mbajtur një ushtri punonjësish mbi kurrizin e qytetarëve.
Mos ta harrojmë: për këto ndërmarrje janë investuar në 5 vitet e fundit miliona euro në asete, mjete dhe pajisje, të cilat sot janë jashtë përdorimit, të amortizuara apo të braktisura.
Kjo është mënyra se si trajtohen lekët e taksapaguesve vlonjatë: shpenzime pa përgjegjësi, pa mirëmbajtje dhe pa llogaridhënie.
⚠️ Bashkia e Vlorës duhet urgjentisht brenda 3 mujorit të parë të 2026 të realizojë një studim serioz dhe shërbimin e pastrimit të qytetit ta japë tek palë të treta, përmes tenderimit ndërkombëtar, siç ndodh në çdo qytet normal evropian.
Kjo do të sillte kursime të mëdha, shërbim më cilësor dhe fundin e politikave klienteliste.
Vlora meriton një qytet të pastër dhe menaxhim të ndershëm, jo buxhete të fryra dhe asete të hedhura dëm.




