Trondit Bes Kallaku: Për mua Xhensila ka vdekur, jetoj të sotmen! A kishte plane Shpat Kasapi ?

spot_img
Advertisements

Aktori i humorit shqiptar Bes Kallaku, ka treguar raportin e tij pas divorcit me ish-bashkëshorten dhe këngëtaren e njohur Xhensila Myrtezaj, duke e konsideruar si një të shkuar të vdekur.

“E shkuara ime është e vdekur. Unë po jetoj të sotmen”, u shpreh Kallaku.

Po ashtu, ai foli edhe për zhgënjimet që ka përjetuar nga njerëz që dikur i kishte pranë. Ai thekson se forca dhe pasuria e tij më e madhe janë dy fëmijët dhe prindërit.

‘Zoti është me mua, kush mund të jetë kundër meje?! Përveçse ju kam dhënë dorën, ju kam dhënë edhe bukën. Sado të zgjasë nata, do lindë dielli, do të vijë dita. Sa armiq që kemi, dhe sa “miq” armiq që kemi përreth. Pasuria ime më e madhe janë dy fëmijët e mi, nëna dhe babai im. E marrim jetën për të mirëqenë. Sikur s’do na ndodhë kurrë e keqja. Ndërroi jetë edhe Shpati i shkretë. A kishte plane për sot?’, tha ai në Podkastin e Grida Dumës

Latest articles

Related articles