I morën lekët me dhunë, 1 i arrestuar dhe 2 në kërkim

spot_img
Advertisements

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë (13 dhjetor), ku tre persona dhunuan dhe i grabitën 100 000 lekë shitësit në një biznes.

Në pranga u vu shtetasi, Marash Aliaj, ndërsa u shpallën në kërkim, Elton Hunda dhe Genc Logu.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë me dhunë 100 000 lekë të rinj shitësit të një biznesi duke e dhunuar fizikisht.

Policia sqaron se të tre autorët janë me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe pronës

Latest articles

Related articles