Zegjineja: Balluku lidere, frymëzim, e rrallë, kopetente, serioze, me standard, inteligjente

spot_img
Advertisements

Deputetja socialiste Zegjine Çaushi “i ka thurur lavde” zëvendëskryeministres Belinda Balluku, menjëherë pas vendimit që Gjykata Kushtetuese dha dje, për rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme dhe SPAK, për pezullimin e saj nga detyra.

Ajo nuk i kursen vlerësimet për numrin dy të qeverisë shqiptare, kur thotë se është një politikane që e kthen seriozitetin dhe punën e përditshme në standard; modeli i një lidership që frymëzon.

“Në një mjedis politik ku shpesh zhurma merr më shumë vëmendje se puna, është e rrallë të gjesh njerëz që me qetësi, kompetencë dhe integritet mbajnë mbi supe përgjegjësi të mëdha dhe nuk shmangin sfidat.

Belinda Balluku është pikërisht një prej atyre figurave që e kthen seriozitetin dhe punën e përditshme në standard. Është modeli i një lidership që frymëzon, jo nga fjalët, por nga qasja e saj ndaj punës dhe njerëzve”, shkruan Zegjine Çaushi.

Latest articles

Related articles