Politika e vjetër bllokon daljen e figurave të reja ? ANALIZA

spot_img
Advertisements

Zak Topuzi

Po them dy fjalë si ditë e shtunë:
Sot, shtrohet me të drejtë pyetja: Pse Shqiptarët nuk dalin në protesta !
Përgjigjja është më e thjeshtë nga sa duket:
“Ata që thërrasin për protestë nuk bindin”.

Mosdalja e qytetarëve nuk është shenjë apatie, por mungesë besimi. Protesta nuk lind nga legjitimiteti moral dhe politik i atij që thërret. Kur figurat që dalin përpara, perceptohen si të konsumuara, të paqarta, ose të lidhura me të shkuarën, reagimi natyrisht është distancimi.

Përjashtoj këtu A. Llapaj, i cili përfaqëson përpjekjen për diçka ndryshe, por një lëvizje nuk mund të mbahet vetëm mbi një figurë pa struktura të mirëfillta drejtuese. “Balta” që i hidhet (e paguar dhe e orkestruar) vjen nga të dy krahët dhe është e pamerituar, sepse politika e vjetër ka frikë nga çdo embrion dhe risi.

Problemi duket më i thellë:
politika e vjetër, bllokon daljen e figurave të reja, ndërsa qytetarët janë lodhur nga riciklimi i të njëjtëve aktorë me fjalor të ri. Në këtë klimë, protesta shihet si instrument i lojës politike, jo si mjet presioni qytetar.

Kësaj i shtohet edhe konteksti ndërkombëtar i çbalancuar. Evropa dhe SHBA-të janë të përqendruara tek “hallet” e tyre – luftërat, krizat ekonomike, polarizimi i brendshëm dhe nuk e shohin momentin si të përshtatshëm për tensione politike në vende të vogla. Pa një vëmendje apo sinjal ndërkombëtar, mobilizimi i brendshëm mbetet i dobët.

Pra, populli nuk mungon në protesta sepse nuk ka arsye,
por sepse sheh që ata që artikulojnë kauzat, nuk mund të garantojnë rezultatin!

Latest articles

Related articles