Ministrja e Jashtme e qeverisë Rama, znj. Elisa Spiropali përmes një komunikimi publik ka njoftuar se ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku po diskutohen çështje të mëdha botërore.
☀️Mirëmëngjes nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ku me ftesë të Zëvendës Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm, Lartësisë së tij, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, mbahet Forumi Sir Bani Yas, që bën bashkë liderë dhe personalitete ndërkombëtare për bashkëpunimin shumëplanësh mes vendeve tona, për adresimin e çështjeve të paqes, zhvillimit dhe sigurisë në një botë sfidash.🇦🇱🇦🇪


