“Duam florinj” – Kapen 4 të rinj duke gërmuar në varret ilire të Selcës

spot_img
Advertisements

Policia në Pogradec kap në flagrancë katër të rinj, nga zona e Korçës, duke hapur gropa në Varret Monumentale Ilire të Selcës së Poshtme në Mokër. Ata janë zbuluar pas njoftimit të banorëve, të cilët panë të rinjtë me detonatorë metalesh duke gërmuar në territorin arkeologjik.

Të rinjtë po marrin në terren veprimet hetimore para se të shoqërohen në komisariat. Ky nuk është rasti i parë që kapen persona duke gërmuar për metale ose objekte arkeologjike në varret Ilire, të cilat i përkasin fundit të shekullit IV para Krishtit dhe janë unike në Evropë.

Tre gërmime të tjera të paligjshme janë konstatuar në 2-3 muajt e fundit, por pa autorë. Autoritetet paralajmërojnë rrezikun për ruajtjen e zonës, veçanërisht pas ndërtimit të rrugës Qukës-Qafë Plloçë që lehtëson qasjen në vend.

Latest articles

Related articles