Pse Rama erdhi personalisht për të votuar Endri Shabanin ? – ANALIZA

spot_img
Advertisements

Nga Fjorela Beleshi, gazetare

Endrit Shabani u zgjodh Avokat Populli me marreveshje të heshtur politike, mes PS dhe PD. Opozita e mbështeti me firma për të shkuar deri në seancë, ndërsa mazhoranca e votoi edhe me ndihmen e 3 deputete të PSD duke I dhënë 85 vota. Që të mos rrezikohet Shabani, Kryeministri Rama erdhi vetem per te marre pjese ne kete votim, duke mos qendruar as per buxhetin. Në këtë “lojë politike” më “fair” rezultoi PS, ndërsa PD u ngatërrua më “këmbet”e saja, duke bërë pirueta të panevojshme. Shabani u shpërblye që nuk e la Lapajn të hynte në Parlament, një veprim që shkoi në favor të dy partive të mëdha.
Vetë Shabani nuk e kishte problem që po zgjidhej në një situatë të paqartë për publikun dhe jo transparente, pasi PS dhe PD nuk e pranuan publikisht që kanë një pakt për këtë emër.
Urime Avokatit të Popullit, që edhe pse mori votat e PS, bie ndesh me parimet e saj, që AP nuk duhet të ishte një njeri politik. Dorëheqja nga drejtimi I partisë për të aplikuar për AP, të bën jo politik?
Më shqetësuesja për mua është që dje kandidati për Avokat Populli (sot Avokat Populli) nuk ka lënë redaksi, shefa apo gazetarë pa marrë në telefon duke u ankuar për raportimet e reporterëve (100% të vërteta) që Shabani është I preferuari I socialistët mes kandidaturave, duke e mohuar këtë fakt që afër mesnatës së 11 dhjetorit u vulos në Parlament.

Latest articles

Related articles