Katër persona janë shoqëruar nga policia e Vlorës, me dyshimin për pengmarrje.
Burimet bëjnë të ditur se bëhet fjalë për rrëmbimin e një personi, i cili është mbajtur i mbyllur brenda një banese për disa ditë me radhë.
Shkak i kësaj pengmarrjeje dyshohet se është një plan për gjobëvënie.
Policia e Vlorës bën me dije se shtetasit ishin nga fshatrat e Lumit të Vlorës dhe i kërkonin personit 70 mijë euro. Shqiptari është mbajtur peng prej dy javësh dhe sipas policisë dyshohet se është dhunuar.
Ndërkohë, motra e pengut, që jeton në Suedi, ka njoftuar policinë e Vlorës, e cila ka bërë të mundur gjetjen e banesës dhe shoqërimin e katër personave.


