Farmacisti: jeta e natës, mungesa e gjumit ndikojnë në fertilitet

spot_img
Advertisements

Gjergji Lushi deklaroi se jeta e natës, mungesa e gjumit ndikojnë në fertilitet.

Sa i takon problemeve me performancën seksuale, farmacisti tha se i kanë kërkuar ndihmë edhe djem 20-vjeçarë.

Jeta e natës ndikon shumë. Nëse nuk biem në orën 10.00 në gjumë, prishim rininë, plakemi, se ti nuk i jep trupit balancat e duhura. Duke ndenjur gjatë zgjuar rritet kortizoli, kthehet dita në natë dhe nata në ditë dhe prishen disbalancat hormonale dhe këtu prishet dhe shëndeti mendor. Njerëzit duhet të mësojnë të krijojnë një lidhje me personin që ke për partner.

Duhet ta duash dhe ta njohësh. Pornografia nuk duhet parë, sepse ti nuk mund të arrish atë që shikon. Se ajo është industri. Grupmosha më e madhe për impotencën janë mbi 50 vjeç. Por ka dhe të rinj të cilët vijnë dhe kërkojnë testosteron, por ne i drejtojmë për te mjeku. Edhe mosha 20-vjeçare më kanë kërkuar ndihmë.

Viagra dhe produktet e tjera duhet të kenë rekomandim vetëm nga mjeku. Në farmaci mund të jepet vetëm diçka natyrore. Ndërsa medikamentet nëse jepen pa rekomandim nga mjeku, mund të rezultojnë fatale. Unë si farmacist mund të ndihmojë me vitamina dhe elementë bimorë.

Latest articles

Related articles