Drejtoresha e AKSH-it 3 orë në SPAK, fletë-thirrje edhe për Daniel Shimën

spot_img
Advertisements


Drejtoresha e AKSH-it Mirlinda Karçanaj ka qëndruar dje për afro tre orë në SPAK, ku është pyetur si person në dijeni të rrethanave në hetimit, në lidhje me tri tendera për të cilat Prokuroria e Posaçme po shkon drejt përfundimit të hetimeve. Gazetari Arsen Rusta në një raportim për Mcn Live bën me dije se sot ka një fletë-thirrje edhe për ish-vartësin e saj Daniel Shima.

“Prej dy javësh SPAK ka intensifikuar hetimet për prokurimet, dhe janë tre prokurime të konsideruara praktikë sekret përmes kompanive të biznesit të teknologjisë së informacionit dhe AKSHI-t. Më herët janë pyetur 10 pjesëtarë të AKSH-it, mes tyre anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të ofertave, jurist, protokolli dhe staf Teknik. Dje ka qenë radha e drejtueses së këtij institucioni Mirlinda Karçanaj, e cila e ftuar nga prokurori Bledar Maksuti ka qëndruar për afro tre orë, duke dhënë versionin e saj. Ajo është pyetur si person që ka dijeni të rrethanave të hetimit dhe të një vepre penale, nuk është një person i pandehur në këto momente. Sot mund të jetë i pranishëm ish-vartësi i saj Daniel Shima, i cili u përfshi në një situatë denoncimi, pengmarrje, largimi të vullnetshëm nga banesa dhe u rikthye pas disa orësh, por ende ai s’ka mbërritur. Burimet bëjnë me dije se ka një fletë-thirrje ndaj Shimës. Janë tre tendera për të cilat SPAK i ka drejt përfundimit hetimet. Në SPAK janë tre prokurorë që hetojnë për aferën e AKSH-it, Maksuti, Maraj dhe Gogaj”

Latest articles

Related articles