Policia e Tiranës ka vënë në pranga shtetasin Besard Pashkaj, 26 vjeç, i shpallur në kërkim për plagosjen e dyfishtë në korrik të vitit 2021 pranë Qytetit Studenti.
Për 26 vjeçarin Gjykata ka caktuar masën e sigurisë për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Më 2021 i riu së bashku me Njazi Kullën dhe Aldo Gjinin, pas një konflikti çasti plagosën me armë zjarri dy persona.Nga ngjarja mbetën të plagosur Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi.Bëhet e ditur se asokohe në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 mjete, njëri prej të cilëve ishte “Audi” në përdorim nga autori i ngjarjes.


