Dua Lipa publikon listën e plotë të librave të rekomanduar nga Klubi i Librit “Service95”

spot_img
Advertisements


Superylli me origjinë shqiptare Dua Lipa ka ndarë listën e plotë të librave të përzgjedhur nga “Service95 Book Club”, klubi i saj i librit, i cili prej vitit 2023 ka mbledhur mijëra lexues nga e gjithë bota.

Këngëtarja e hiteve “Dance The Night” dhe “Levitating” është shprehur prej kohësh si një lexuese e pasionuar, ndërsa çdo muaj zgjedh një titull të ri që, sipas saj, “përfaqëson zëra të ndryshëm globalë dhe histori të fuqishme”.

Përveç librit të muajit, Lipa ofron edhe materiale shtesë për ndjekësit e klubit, si intervista me autorë, lista këngësh, diskutime dhe podkaste speciale.

Rekomandimi i fundit: Dhjetor 2025 – “Brightly Shining” nga Ingvild Rishøi

“Brightly Shining” nga Ingvild Rishøi, libri norvegjez i Krishtlindjeve, që ndjek dy motra gjatë përpjekjeve për të ndihmuar familjen, është përzgjedhja më e fundit e Lipës. Ajo e ka përshkruar romanin si “prekës” dhe “plot mrekulli të vogla njerëzore”.

Nga Atwood te Márquez: një listë e larmishme librash

Lista e rekomandimeve të Dua Lipës përfshin 28 tituj, ndër to vepra të njohura si:

“The Handmaid’s Tale” – Margaret Atwood

“Drive Your Plow Over the Bones of the Dead” – Olga Tokarczuk

“One Hundred Years of Solitude” – Gabriel García Márquez

“Pachinko” – Min Jin Lee

“Shuggie Bain” – Douglas Stuart

si dhe romane të autorëve bashkëkohorë, libra memuaristikë, tragedi familjare, histori dashurie dhe klasikë të letërsisë botërore.

“Service95 Book Club” është kthyer në një komunitet global, ku këngëtarja 30-vjeçare përzgjedh libra që kanë, sipas saj, ndikim kulturor dhe emocional tek publiku.

“Letërsia na lidh, na mëson dhe na zgjeron botën,” ka thënë Lipa në një prej episodeve të podcast-it të saj.

Lista përfshin libra të përzgjedhur nga qershori 2023 deri në dhjetor 2025, duke përfshirë tituj nga Ingvild Rishøi, David Szalay, Percival Everett, Helen Garner, Jennifer Clement, Max Porter, Paul Murray, Ocean Vuong, Patti Smith, Chimamanda Ngozi Adichie dhe shumë të tjerë.

Latest articles

Related articles