Lita: Drejtori i BKH operacion amerikan për ta bërë Shqipërinë me drejtësi, jo me demokraci

spot_img
Advertisements

Gazetari Lavdrim Lita, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, theksoi se “drejtësia është në dorën e amerikanëve”.

Duke komentuar emrin e Joni Ketës në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Lita u shpreh: “Joni Keta është një produkt i një operacioni amerikan për të ndërtuar SPAK-un. Keta ka qenë personi që merrej me operacionet e BKH-së, pasi nëndrejtori ka funksione operacionale dhe me të kanë punuar Kraja dhe Dumani. Ka marrë vlerësime, është një person që e njeh strukturën shumë mirë, i di pikat e dobëta dhe të forta të institucionit dhe mendoj që do ketë një impuls më madhor në hetime”.

“Nuk ndryshon shumë në BKH, mendoj se do të orientojë punën për eficencën. Janë 60 punonjës të BKH-së që bëjnë punën ndihmëse. Drejtësia është në dorën e amerikanëve. Edhe pasardhësi i zotit Dumani do jetë produkt i takimeve që janë bërë në Uashington dhe Tiranë. Mendoj që të gjithë ata që kanë shkelur ligjin do të fundosen. Kjo duhet t’u thuhet shqiptarëve sepse SPAK-u vërtet nuk mund ta bëjë vendin me demokraci, por me kompetencat që ka mundohet ta bëjë me drejtësi. SPAK-u është vetëm një nga dhjetëra institucionet që duan të bëjnë punën e tyre”, shtoi gazetari.

Latest articles

Related articles