‘Dua që mustaqen turk, ta vej para përgjegjësisë’ – Paratë ndaheshin me sms nga Balluku

spot_img
Advertisements

Nga Elton Qyno


Dosja penale e prokurorisë së posaçme SPAK, tregoi atë që pak gazetarë kritikë dhe disa zëra të opozitës shqiptare, kanë denoncuar gjatë këtyre 3 viteve formatin e gabuar të drejtimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, nga Belinda

Ministria e preferuar e Ramës, tashmë është “ulur në stol” nga gjykata e Posaçme, duke u pezulluar nga detyra, për shkak të ngritjes së një ingranazhi të paprecedentë korrupsioni në paracaktimin e tenderave Publikë tek klientët e saj dhe qeverisë

Biznesmenë të huaj dhe vendas janë orientuar nga Balluku, të shkojnë të takojnë vartësin e saj, Evis Berberi, me qëllim kryerjen nga ky i fundit të procedurave formale në paracaktimin apo trukikmin në tavolinë ndarjen e parave publike të shqiptarëve.

Një rast tipik nuk mund ti shpëtonte as tenderi për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, supervizimi i punimeve të tenderit të Llogarasë, Unaza e Madhe, konçesioni i autostradës Thumanë-Kashar, kontrata energjitike e dy gjeneratorëve “Tigri 1” dhe “Tigri 2”, e shumë tendera të tjerë që Balluku përsëriste të njëjtën skemë.

Nga ana tjetër, Belinda përmes avokatëve të saj dhe vetë kryeministrit Rama, po mundohet të kanalizojë çështjen në aspektin procedurial, duke kërkuar si antikushtetues të vendimit Nr.118 të datës 14 Nëntor, të marë nga gjyqtari i shkallës së parë, Erion Çela.

Po një burim i besueshëm pranë SPAK, që ka trajtuar një nga dosjet penale të Belinda Ballukut dhe zyrtarëve vartës të saj, i tha gazetarit Elton Qyno, se rasti i ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, është si puna e atij thasit të miellit.

“…sa herë ta shkundësh thasin e miellit, po aq herë nxjer miell…”-u shpreh burimi, duke nënkuptuar se Belinda Balluku ka një seri shkeljes të së njëjtës natyrë të paracaktimit të tenderave publikë. Ndërkohë hetime të tjera janë duke u kryer për vepra të tjera penale.

Ish-ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës tashmë është vënë nën akuzë për “Shkelje të pabarazisë në tendera” të kryera në dy raste kryer kjo në formën e bashkëpunimit.

Tek rasti i parë, ai i ndërtimit tunelit të Llogarasë është kryer një ping-pong procedurash vetëm me qëllimin e fitimit të tenderit 190 milion euro nga kompania turke, “ASL Insaat Taahhut Ve Sanayi Ticaret Limited Sirketi me pronar, Abdulkadir Kart, ky i fundit lidhje e ngushtë e Presidentit Turk, Erdogan.

Sipas mesazheve të shkëmbyera mes Belinda Ballukut dhe Evis Berberit, ish-ministria e Infrastrukturës, kërkon që të takojë mustaqen turk Abdulkadir Kart, në mënyrë që ta verë para përgjegjësisë atë.

Sipas dosjes hetimore në datën 5 nëntor 2021, në orën 14:18, Evis Berberi i dërgon ministres Belinda Balluku mesazhin: “…Turqit vinë të hënën dhe ikin të martën dhe janë dakort me draft kontraten…”.

Në orën 14:29, Belinda Balluku: “…Suuuuper. Kur do ta bëjnë kompaninë…?”. Ndërkohë Berberi ia kthen:

“…Po pret letrat e ASL dhe do e Rregjistroj Po tha vendoseni si kusht në kontratë që do paguhen në kompaninë që do hapet dhe rregjistrohet në shqipëi që ta firmosë të hënën…”.

Belinda Balluku më pas i shkruan: “…Sigurisht…”.

Në lidhje me këtë komunikim, nga këqyrja e bërë në faqen ëeb të Qendrës Kombëtare të Biznesit, rezulton se në 8 nëntor 2021, është themeluar Operatori ekonomik “Shoqëri e Thjeshtë INTEKAR – ASL”, me nr NIPT, M17323202S.

Por dy ditë para se të themelohej kompania në 6 nëntor 2021, në orën 14:18 Evis Berberi, i dërgon Belinda Balluku mesazhin: “…Turqit vine të hënën në 8 të mëngjesit dhe ikin në 18.00 po të hënën. Kontratën të firmosim në ARRSH? Në çfarë ore do që të vi Plaku i ASL-së të takoj…?”.

Gjithashtu dy ditë më pas, në datën 8 nëntor 2021, në orën 08:44. Evis Berberi i dërgon Belinda Balluku mesazhin: “…Turqit e lashë në 10 për kontraten pastaj shkoj atje Ok.

Në orën 08:45, Belinda Balluku ia kthen: “…Po po, mbaro kontratën se është super e rëndësishme, më lajmëroni kur të mbyllet procesi. Bëni 5 foto, por mos i publikoni…”.

Në orën 08:45, Evis Berberi ia kthen ministres: “Ok”.

Në orën 08:46. Belinda Balluku: “Kemi”.

Në orën 08:46, Evis Berberi ia kthen : “?”.

Në orën 13:35. Evis Berberi i thotë Ballukut: “…unë duhet të vi bashkë me ASL ne 14”30…? (Bëhet fjalë për takimin Abdulkadir Kart-Balluku).

Në orën 13:42, Belinda Balluku ia kthen Berberit se nuk ishte e nevojshme prezenca e tij, pasi takimi me mustaqen turk do realizohej kokë më kokë, pasi ajo do e ngarkonte me përgjegjësi:

“Jo jo, e kam vetëm që ta ve para përgjegjësisë mustaqen”.

Në orën 13:42. Evis Berberi i thotë: “Ok”.

Në lidhje me këto komunikime, nga këqyrja e sistemit TIMS rezulton se shtetasit turk Serkan Çam (pronar i shoqërisë fituese turke “Intekar Yapi Turizm Elektrik Insaat Sanayi Ve Ticaret Limited Sirketi”) dhe Abdulkadir Kart (pronar i shoqërisë fituese turke “ASL. Insaat Taahhut Ve Sanayi Ticaret Limited Sirketi”) kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë në datën 8 nëntor 2021, respektivisht në orën 09:19 dhe 09:17, dhe kanë dalë nga Shqipëria po në 8 nëntor 2021, respektivisht në orën 15:26 dhe 15:25.

Të dy turqit kanë firmosur kontratën ndërsa si përfaësues i shtetit shqiptar në këtë kontratë është ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi

Latest articles

Related articles