Gjyqi në Hagë| Dita e dytë e dëshmisë, Clark: UÇK-ja nuk ka kryer spastrim etnik

spot_img
Advertisements

Wesley Clark, gjeneral i pensionuar amerikan vazhdon dëshminë e tij në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë. Në ditën e parë të dëshmisë, ai tha se Thaçi s’e udhëhiqte UÇK-në dhe se ajo s’kishte zinxhir komandues.

Clark i mbetet besnik deklaratave të mëparshme se dhunën në verën dhe vjeshtën e vitit 1999 në Kosovë e shihte si një konflikt shumë personal mes fqinjëve, për të cilën udhëheqësit e UÇK-së nuk kishin përgjegjësi.

I pyet për një deklaratë në gazetën Shekulli në vitin 1999, ku kishte thënë se nuk kishte prova se UÇK-ja ka kryer spastrim etnik të serbëve, Clark tha: “Unë nuk kam prova e as dëshmi që UÇK-ja ishte prapa kësaj, por kam indikacione që dëshmojnë të kundërtën”. Clark po i referohej pretendimeve të asaj kohe për dëbimin e rreth 170.000 serbëve.

Clark e udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në vitin 1999. Gjyqi ndaj Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit po shkon drejt përfundimit. Që të gjithë i mohojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së viteve 1998–1999

Latest articles

Related articles