Gaz Bardhi: Ambasadori i BE Gonzato gëzon respektin tim

spot_img
Advertisements

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas kritikave të ngritura ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për deklaratat e tij lidhur me ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi tha se ambasadori Gonzato ka respektin dhe vlerësimin e plotë të PD-së, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama për keqpërdorim të çështjes me qëllim “të sulmojë dhe izolojë opozitën në Kuvend”.

“Ambasadori Gonzato nuk ka nevojë për asnjë mbrojtje, veçanërisht nga përfaqësues të krimit të organizuar në Kuvend,” shkroi Bardhi, duke shtuar se Rama “po keqpërdor dhe keqlexon deklaratat për të mbuluar aferat e qeverisë”.

Në reagimin e tij, Bardhi i kërkoi Ramës të “kërkojë ndjesë shqiptarëve për aferën e Tunelit të Llogarasë”, për të cilën tha se janë “marrë nga xhepat e qytetarëve 50 milionë euro”.

“Këtë ndjesë presin shqiptarët nga Edi Rama, jo keqpërdorimin e ambasadorit të BE-së për mbrojtje politike,” përfundoi Bardhi.

Latest articles

Related articles