Sali Berisha është paraqitur paraditen e sotme në SPAK për të zbatuar masën “detyrim paraqitjeje” për dosjen “Partizani”.
Në nje deklaratë për mediat pas daljes nga Struktura e Posaçme, kreu i selisë blu akuzoi kreun e këtij insitutcioni se është penga i parave të krimit.
Berisha publikoi edhe një dokument, që sipas tij vërteton se policia greke e ka përzënë Irena Gjokën nga territori i shtetit grek si falsifikatore vizash.
Pyetja është pse Policia greke, asfalia apo Eypi i jep dokumente sekrete nga arkivat greke Sali Berishës? Nuk i bën përshtypje njeriu se për interesin e tij jo vetëm me Ramën, por edhe me armiqtë e Shqipërisë bashkëpunohet ?
Sa origjinale janë këto dokumente ? Kush e verifikon ?
“Tani do t’u njoh me dokumente të reja. Tani unë kam sjellë këtu certifikatën e datës 24.11.2002, me të cilën policia greke vërteton se e ka përzënë Irena Gjokën nga territori i shtetit grek si falsifikatore vizash. Pra, Irena Gjoka është futur në Greqi duke falsifikuar vizën. Këtu e keni greqisht dhe shqip”, theksoi Berisha.
Në një tjetër dokument Berisha tha se Irena Gjoka me 5 mbiemra firmosi prokurë për të hequr ekspulsionin nga Greqia.
“Tani kemi një tjetër dokument. Ka një prokurë të posaçme, ku i jep Andon Konomit, Irena Maneku, firma vetë, Stefan Gjoka, nuk ishin martuar akoma këtu se i kanë mbiemrat e ndryshme. Kjo të ngatërron me pesë mbiemra. Pra, i jep prokurën ku i thotë autorizoj avokatin të merret me çështjen e heqjes së certifikatës ekspulso, praktikë e zakonshme kjo për çdo qytetar që i nënshtrohet ekspulsionit. Këto akte të Irenës me 5 mbiemra, edhe njëherë them, llumi thuhet po t’i quash këta, po t’i cilësosh të tilla… pra, kjo me 5 mbiemra ka fshehur ekspulsionin në dokumentin e dekriminalizimit. Ka fshehur ekspulsionin në dokumentin e vetingut dhe mbrohet nga Altin Troplini, një mercenar, një peng i Edi Ramës, dhe jo vetëm Edi Ramës, të themi. Ju e shihni se cila është fytyra e vërtetë e kreut të SPAK-ut, ku natyrisht pa diskutim ka njerëz që duan të zbatojnë ligjin, ka njerëz që duan të qëndrojnë me integritet, por duke pasur një drejtues të tillë që nuk ka as ligj as moral, vetëkuptohet se si funksionon institucioni”.

