Një punonjës policie është dhunuar këtë të premte në Fushë-Krujë, teksa po parkonte makinën e tij.
policia natën
Gazetarja Klodiana Lala, raporton se bëhet fjalë për policin e identifikuar si E. Kasmi, i cili u dhunua fizikisht nga një person gjatë kohës që po parkonte automjetin e tij.
Në momentin e sulmit polici ka qenë jashtë shërbimit.
Mësohet se autori i dyshuar i sulmit është Aranit Merlika. Pas ngjarjes Policia ka ushtruar kontroll në shtëpine e Merlikës