Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se aktivisti konservator Charlie Kirk ka ndërruar jetë, pasi u qëllua me armë gjatë një aktiviteti në Utah.
Në një reagim në Truth Social, Trump shkroi: “Charlie Kirk, i madh dhe i jashtëzakonshëm, nuk jeton më. Askush nuk e kuptoi dhe nuk kishte zemrën e rinisë amerikane më mirë se ai. Charlie u desh dhe u admirua nga të gjithë, veçanërisht nga unë, dhe tani nuk është më mes nesh. Unë dhe Melania shprehim ngushëllimet tona për bashkëshorten e tij Erika dhe familjen. Charlie, të duam!”.
Kirk, një nga figurat më të njohura të krahut konservator dhe themelues i Turning Point USA, ishte i pranishëm në një event kur ndodhi sulmi me armë.