Anullimi i pritjes në anijen amerikane në Durrës, mesazh për qeverinë Rama

spot_img
Advertisements

Një lëvizje që ka ngjallur shumë pikëpyetje ndodhi këtë javë në Shqipëri. Pritej që më 6 shtator, anija komandë e Flotës së 6-të të SHBA, “USS Mount Whitney”, të mbërrinte në Durrës dhe të ankorohej në Porto Romano, por vizita u anulua në mënyrë të papritur.

Jo vetëm kaq, por edhe një koncert i planifikuar nga Ambasada Amerikane në Durrës u anulua pak para zhvillimit, pa asnjë arsye zyrtare.

Ndërkohë, ajo që bie në sy është mungesa e kryeministrit Edi Rama në listën protokollare të pritjes që ishte përgatitur. Në bord do të ngjiteshin Presidenti Bajram Begaj, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, Shefi i Shtabit të FA dhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Tiranë. Rama, që zakonisht nuk lë pa shfrytëzuar asnjë rast me flamur amerikan për foto e propagandë, kësaj radhe nuk ishte në skenë. E lanë jashtë.

Krahasimi me Malin e Zi është goditës. Në datën 2 shtator, “Mount Whitney” mbërriti në portin e Barit me një agjendë të qartë; pritje zyrtare, aktivitete sociale, koncerte, madje edhe ndeshje basketbolli me komunitetin. Ambasadorja amerikane në Podgoricë, shefi i ushtrisë dhe komandanti i marinës malazeze ishin në krah të Kapitenit Colin Price. Në deklaratën zyrtare, SHBA theksoi partneritetin e fortë me Malin e Zi dhe angazhimin për sigurinë rajonale.

Nëse e krahasojmë këtë me heshtjen dhe anulimet në Shqipëri, përfshirë përjashtimin protokollar të Ramës, ngrihen dyshime serioze nëse kemi të bëjmë me një sinjal diplomatik. A është kjo një formë ftohjeje ndaj qeverisë shqiptare? Apo një mënyrë e matur amerikane për të diferencuar institucionet shqiptare, si Presidenca dhe Forcat e Armatosura, nga qeveria aktuale e mbuluar me skandale dhe afera?

Fakti që anija amerikane nuk zbarkoi në Shqipëri, por e zhvilloi me bujë vizitën në Mal të Zi, nuk mund të shihet si thjesht një ndryshim teknik. Në gjuhën e diplomacisë ushtarake, mungesa flet po aq sa prania. Dhe në këtë rast, SHBA duket se e tha fjalën e saj pa fjalë.

spot_img

Latest articles

Related articles