Deputetja e PD Dhurata Çupi përmes një komunikimi publik ka reaguar për bllokimin e produkteve shqiptare në Kroaci dhe Slloveni të dyshuar me pesticide të rënda.
“Skandali i ndalimit të prodhimeve bujqësore shqiptare në Evropë është një pasqyrë e degradimit tê funksionimit institucional shtetëror.
Qartesisht nuk është thjeshtë një problem doganash.
Pesticidet lëvizin lirshëm, ligjet ekzistojnë vetëm për t’u lexuar, inspektorët mbyllin sytë, ndërsa Europa thotë ‘jo’ për atë që duhet të jetë krenaria e bujqësisë tonë. Fatkeqesisht frutat e perimet tona “perballen” me më shumë disiplinë në doganë sesa në shumë prej atyre zyrave shtetërore që vendosin për bujqësinë.
Doganat europiane nuk falin. Kaq duhet te jete e qarte . Ky skandal nuk është vetëm humbje ekonomike, është shembull i paaftësisë, korrupsionit dhe mungesës së përgjegjësisë.
Kthimi në normalitet i kësaj situate do na kushtojë shtrenjt nesër, kur Shqipëria do ndalohet në doganën e BE-së…”